Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, foli pas triumfit 2-3 të arritur në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, tekniku kryeqytetas ndër të tjera u shpreh:
“Ishte një ndeshje perfekte deri në minutën e 85-të, ku kishim edhe raste të tjera. Luajtëm në Shkodër në një fushë dhe ambient mjaft të mirë. Ta dominosh Shkodrën në të gjitha drejtimet për 85 minuta është gjë pozitive. Shpeshherë ka ndodhur që futbolli mbaron me rënien e bilbilit. U ulëm me këmbë në tokë në minutat e fundit, duhet ta vlerësojmë kundërshtarin deri në fund. Duhet ta mbyllnim ndeshjen më përpara, pavarësisht se 3-0 të jep qetësi. Futbolli është i bukur, sepse është i paparashikueshëm.
Kam një grup futbollistësh që punojnë shumë. Jemi të gjithë me këmbë në tokë, sepse nuk kemi arritur asgjë. Kemi bërë hapa përpara, në drejtim të lojës dhe pikëve, por këtë duhet ta bëjmë javë për javë. Duhet të rrisim pritshmërinë çdo ditë dhe çdo javë.
Gjuhën teknike e di edhe në anglisht. Gudiabi nuk di anglisht. Te Dinamo, nuk para bëj puçe, ka një investim goxha serioz, që të krijon kushte për të punuar me qetësinë e duhur. Lojtarët nuk kanë asnjë lloj shpërqendrimi në aspektet financiare, çdo gjë është superkorrekte. Lojtarët me mua mërziten për aspektin e seancave teorike. Deri tani më kanë ndjekur. I kam elementët e duhur, por futbolli s’ka fund, sa herë që përmirësohesh, do gjesh gjëra të tjera, për t’i motivuar.
Duhet të jemi të përgatitur edhe për ndonjë largim të mundshëm në janar. Kemi oferta serioze për lojtarët tonë më të mirë.
Do rrime me këmbë në tokë, edhe sot patëm luahtje, fluturuam 85 minuta, dhe 5 minuta, futbolli na uli me këmbë në tokë. Duhet të jemi me motivim maksimal. Rikthimet e lojtarëve do të rrisin rivalitetin. Do ta meritojnë ata që do të bëjnë gjërat e duhura, në raport me pjesën tjetër të grupit.
Shpresojmë të bëjmë sa më mirë edhe në këto 3 ndeshje. Ne trajnerët jemi në sistem pasqyrë, duhet t’u japim lojtarëve atë që na japin.
E mblodha veten mbasi mbaroj ndeshja: Iu thashë çuna, duhet të kënaqemi, por ndeshja mbaron kur bie bilbili. Bravo iu qoftë për 85 minuta, do të nxjerrim mësime në analizat e ardhshme, si do të sillemi në fund”, deklaroi Daja.