Nga Marinela MATIJA

Kevin Dodaj filloi te spikase qe sezonin e kaluar tek Vllaznia. Ndonese luante ende me ekipin U19, sulmuesi anesor tregoi vlera dhe madje edhe shenoi ne ndeshjen ndaj Dinamos, gol ky qe ishte i pari per te ne kampionat me ekipin kuqeblu. Ne sezonin aktual nderkohe, 19 vjeçari ka fituar besimin e trajnerit Brdariç dhe po luan si titullar, madje ne ndeshjen e fundit ndaj Skenderbeut shenoi edhe gol.

Kevin Dodaj eshte nje lojtar qe premton shume per te ardhmen, por ka deshire te mbetet me kembe ne toke. Nje gje te tille e ben te ditur edhe ne nje interviste te dhene per gazeten “Shkodra Sport”, te cilen mund ta ndiqni me poshte:


– Kevin ndaj Skenderbeut shenuat golin e pare per kete sezon. Do te presim edhe te tjere nga Dodaj?

Goli i pare shpresoj qe t’i hape rrugen golave te tjere. Po punoj fort çdo dite ne stervitje per te dhene me te miren dhe besoj qe do shohim te tjere gola ne te ardhmen.


– Keni fituar nderkohe edhe besimin e trajnerit Brdariç per te qene titullar. Çfare do te thote kjo per ju?

Jam i lumtur sepse edhe puna qe kam bere po me shperblehet dita-dites. Megjithate kjo ka ardhur fale bashkepunimit te mire me ekipin dhe te gjithe stafin dhe jane ata te paret te cilet i falenderoj per mbeshtetjen qe me japin vazhdimisht.


– Aktualisht Vllaznia eshte ne vend te pare ne kampionat. A eshte kjo skuader me e forte se ajo e sezoneve te tjera?

Ne po vleresojme çdo ndeshje maksimalisht dhe po marrim me temiren prej saj. Shpresojme te vazhdojme keshtu me koken e ulur dhe me pune sepse do na shperblehet ne fund te dites. Ky eshte sezon i ri dhe ne skuader jemi shume lojtare te rinj te cilet jemi ambjentuar pothuajse tani dhe ne po luftojme te gjithe sebashku per te bere nje Vllazni sa me te forte.

– Se fundi, cilen skuader shikoni si rivale te Vllaznise kete sezon?

Si rivale i shohim te gjitha ekipet, sepse te gjithe dine te luajne futboll dhe te gjitha ndeshjet vlejne 3 pike. Ne duhet te shohim veten tone dhe te jemi sa me te perqendruar siç kemi qene deri tani per çdo gje qe stafi do na kerkoje./www.shkodrasport.com/