Ne historine e futbollit lezhjan jane te shumte sportistet dhe trajneret qe kane lene gjurme. Sot ne do te ndalemi tek njeri prej tyre, ish- futbollisti i viteve ’90 Refail Sulejmani. Ai jeton ne Gjermani prej 20 vitesh por lidhjet me qytetin e tij te dashur i ka mbajtur te ngushta. Si rrjedhoje, e ka pritur me shume kenaqesi te jape nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” per t’u rikthyer serish ne kohe pas disa vite e per te folur per Beselidhjen e tij.
Po kush eshte Refail Sulejmani? Ka lindur ne Lezhe me 15.05.1974, pikerisht ne lagjen “Skenderbej” dhe shume shpejt do te angazhohej me futbollin, duke kaluar ne klasat sportive dhe me pas ne Shkollen e Mjeshtrise Sportive ne Tirane. Gjate karrieres se tij ka luajtur me ekipet e Beselidhjes dhe Burrelit.
– Refail, kur keni filluar tè merreni me lojen e futbollit dhe cili ka qene traineri juaj i pare?
Kam filluar ne vitin 1984 me trajner Ilir Pelingun. Me vone pastaj kam patur Firiqet Gega dhe Paulin Deden. Ne klasen e tete kam patur trajner Nik Lulin, per te cilin ruaj nje respekt te veçante. Ne vitin 1988 kam filluar Shkollen e Mjeshtrise Sportive ne Tirane.
– Kur e keni veshur per here te pare fanellen e Beselidhjes dhe cilat kane qene emocionet tuaja para publikut lezhjan?
Ne moshen 17 vjeçare kam luajtur me ekipin e pare te Beselidhjes me fanellen e kuqe te veshur ne ndeshjen kunder “31 Korrikut” ne Burrel. Deshira ime ishte ta luaja para publikut tim ndeshjen e pare, por nuk ndodhi keshtu. Emocionet ishin tè medha, sepse luajta perkrah Rames, Zhejanit, P. Palokes, Hoxhes, me Haskun e madh, B. Paloken si dhe gjigandin Leonard Perloshi. Ka qene ndeshja e pare per mua dhe fitorja e pare sepse triumfuam me rezultatin 2-0 me trajnerin Vasil Bici.
– Cili ka qene roli juaj te Beselidhja?
Sulmues i terheque ishte roli im i preferuar.
– Cilet kane qene futbollistet qe te kane mbeshtetur me shume tek Beselidhja?
Nè pergjithesi te gjithe.
– Sa gola keni shenuar te Beselidhja dhe cilin vleresoni me shume?
Kam shenuar mbi 39 gola. Ai qe me mbetet ne kujtese e pata shenuar ndaj Tiranes ne Lezhe ne porten e mbrojtur nga Nallbani dhe po ashtu goli ndaj Teutes, portieri i se ciles kishte 10 ndeshje pa pesuar gol. Me Beselidhjen kam kujtime shume te bukura ne karrieren time sportive.
– Cila ka qene ndeshja qe ju ka mbetur ne mendje?
Ndeshja me e “tmerrshme” ka qene ajo me Laçin ne Laç ku barazuam 2:2, shenova gol une dhe Shkelzen Keçi. Policia na ka shoqeruar deri nè Lezhe.
– Lojtari me i mire per ju tek Beselidhja?
Leonardo Perloshi.
– Trajneri me i mire per ju?
– Padyshim Vasil Bici.
– Cilen skuader boterore pelqeni me shume?
Hollanden.
– Diçka per futbollin lezhjan sot…
Futbollin nè Lezhe nuk ka kush e drejton. Me duket se mungojne kl.spotive qe kane qene themele per Beselidhjen.
– A eshte e vertete se babai juaj ka dashur t’ua vere emrin Bekenbauer?
Po shume e vertete. Une kam lindur ne vitin 1974, ne kulmin e sukseseve te Gjermanise dhe babai si tifoz i zjarrte i kesaj skuadre ka dashur te me vere emrin e legjendes Bekenbauer, por regjimi i asaj kohe nuk e lejoi si shume te tjere.
– Ju kishit njè pseudonim “Bebeto”, nga e moret ate?
Me vjen per tè qeshur..(haha) ndoshta menyra e lojes time ne fushe ishte e tille dhe kete emer ma keni vendosur ju z. Engjell (pasi ju jeni njè tifoz i Brazilit). Te falenderoj per kete interviste si dhe gazeten tuaj “Shkodra Sport”.
Intervistoi: Engjell Gjolaj