Nga Marinela MATIJA
Ndryshe nga sa pritej, Vllaznia ka zhgenjyer ne finalen ndaj Egnatias duke e humbur ate ne shifrat 0-4 dhe per me teper loja e zhvilluar nga kuqeblute nuk ka bindur ne asnje moment dhe kjo i ka merzitur se tepermi tifozet shkodrane. Por nderkohe edhe specialiste te ndryshem te futbollit jane shprehur te pakenaqur me ate çfare dhuroi skuadra ne fushen e lojes.
Njeri prej tyre eshte edhe trajneri i njohur Vasil Bici. Njeriu i cili ka spikatur me punen e tij ne krye te Beselidhjes, Vllaznise dhe i disa skuadrave te tjera, perfshi ketu edhe kombetaren shqiptare ku ka mbajtur detyren e ndihmesit te Medin Zheges, ka dhene nje interviste per gazeten “Shkodra Sport”, te cilen mund ta ndiqni me poshte:
-Profesor Bici, si specialist futbolli qe jeni, si e pate finalen e mbremshme te kampionatit ne mes Vllaznise dhe Egnatias?
Ajo çka nuk shkoi ne kete finale mendoj se ishte ana psikollogjike nuk ishte ne nivelin e duhur. Kishte futbolliste qe iu tremben kesaj finaleje, ku shumica me shume fshiheshin se sa ishin pike referimi per te kerkuar topin. Çka e nxori vllaznine nga moduli i lojes se vet, nga moduli i karakteristikave te futbollit shkodran. Jemi mesuar te shohim gjithmone nje Vllazni krijuese, nje Vllazni qe nuk i bie topit asnjehere pa adrese, por mbreme ishte ndryshe. Me pak fjale ishte nje Vllazni qe nuk e perligji emrin e saj.
-Duhej te guxonte me teper Vllaznia?
Vllaznia historikisht ka qene kryefjala e futbollit shqiptar dhe gjithmone e ka karakterizuar guximi per te sulmuar çdo kundershtar. Cilesi keto qe mbreme nuk i shikuam ne kete finale.
-Sa rol luajti trajneri Brdariç ne kete finale?
Trajneri eshte timonieri i skuadres dhe eshte personi qe paguan faturat e suksesit dhe mossuksesit, por jo gjithmone futbollistet te binden. Megjithate une mendoj se Brdariç ka bere mire perderisa ka ardhur deri ne finale.
-Vllaznia i zhgenjeu tifozet e saj me humbjen e titullit edhe kete vit. A mendoni se duhet nje revolucion ne rradhet e saj?
Duhen saktesuar objektivat per sezonin e ri, sepse ne qofte se pretendon te shpallesh kampione normalisht qe duhen bere disa nderhyrje ne disa pozicione ne skuader. Ky ekip me kete kontigjent lojtaresh ka marre maksimumin e mundshem dhe per kete duhet te jemi te vetedijshem te gjithe.
– Profesor, faleminderit per intervisten…
Faleminderit juve dhe i uroj suksese Vllaznise ne vazhdimesi.