Pavaresisht humbjes ndaj Dinamos, Vllaznia vazhdon ta ruaje vendin e pare ne renditje edhe pas javes se 7-te te kampionatit. Dilema eshte e madhe nese do ta ruaje serish kete vend apo jo edhe ne javet ne vazhdim sepse siç dihet, dy perballjet e rradhes do t’i kete serish ne transferte.
Te paren kete fundjave ne Elbasan dhe me pas ndaj Laçit. Ish- futbollisti i saj Erjon Hoti, ne nje prononcim te dhene per “Panorama Sport” ka folur per ecurine e skuadres shkodrane dhe po ashtu edhe per perballjen e kesaj fundjave ne “Elbasan Arena” per te cilen eshte shprehur:
“Të them të drejtën, me çfarë kemi parë deri në javën e 7-të, mendoj se ky do të jetë kampionati më i luftuar në vitet e fundit. Nëse sezonin e shkuar ishte Egnatia që krijoi diferencë me të tjerët, këtë sezon e shoh ndryshe, rrogozhinasit janë më të dobët, të barabartë me Vllazninë, Partizanin, Dinamon, Elbasanin, Teutën dhe Tiranën.
Ndeshja me Elbasanin besoj se do ketë spektakël brenda, të dy ekipet kanë treguar se kanë pretendime dhe bëjnë lojë sulmuese. Historikisht Vllaznia dhe Elbasani kanë zhvilluar takime të bukura, edhe kjo javë nuk do të bëjë përjashtim. Them se Vllaznia është “shkundur” pak nga humbja me Dinamon, do të kërkojë fitoren dhe besoj se do t’ia dalë”.