Nga Maringlen ZHIVANI


Akileu Ndreca pritet të veshë fanellën e Prishtinës për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i Tiranës do të kalojë në këtë mënyrë nga një klub i kryeqytetit te tjetri.

Për Ndrecën ishte përfolur më parë Llapi për të ardhmen. Ndërkohë, tashmë 24-vjeçari, duke zgjedhur Prishtinën, do të ketë mundësinë të luajë në kualifikueset e Ligës së Europës.

Sulmuesi shënoi tetë gola dhe asistoi një tjetër në kampionat këtë edicion me bardheblutë.

Eksperienca me Tiranën ishte dhe e para për të jashtë Italisë, ndërsa kujtojmë që Akileu Ndreca është një prodhim i Akademisë Vllaznia, por që nuk e pati kurrë mundësinë për të luajtur me ekipin e parë të kuqebluve.