Artan Mergjyshi nuk është më trajner i Apolonisë. Tekniku i njohur ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas humbjes përballë Flamurtarit ditën e djeshme.

Në intervistën për RTSH pas ndeshjes në Vlorë, Mergjyshi ka deklaruar se jep dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës fierake.

Apolonia ka grumbulluar vetëm 4 pikë në 5 ndeshje të luajtura në kampionat dhe aktualisht qëndron në vendin e 10-të në tabelën e klasifikimit të Kategorisë së Parë.