Deçiq i Tuzit tashme eshte nje realitet ne futbollin e Malit te Zi. Skuadra e shqiptareve jo vetem qe ka dominuar ne kampionatin e ketij vendi ne 3-4 vitet e fundit, por arriti edhe te shpallet kampione dhe te marre pjese ne Champions Leaguen e ketij sezoni.
Investimi i bere nga presidenca ka dhene frutet e veta, por duket se tuzianet kane nje projekt afatgjate dhe fokusi i tyre nuk eshte i perqendruar vetem tek blerjet e lojtareve malazeze apo dhe te huaj.
Tek Deçiq po punohet ne menyre te shkelqyer edhe me ekipet e moshave dhe kete e tregon me se miri fakti qe ekipi U19 i ketij klubi ndodhet ne vendin e pare ne kampionat aktualisht. Ekipi drejtohet nga trajneri Asim Gjokoviç, nje emer i njohur edhe ne Shqiperi si ish- futbollisti kampion i Vllaznise se para 23 viteve.
Ne ndeshjen e rradhes ky ekip ka fituar 1-0 ne transferte ndaj Istras. Ne rradhet e Deçiq U19 luajne disa futbolliste te talentuar, por natyrisht qe vemendja eshte e perqendruar tek Marku Gjokaj (lojtari me nr.10), i cili eshte vetem 15 vjeç por po luan ne formacion dhe po spikat me paraqitjet e tij./www.shkodrasport.com/