Fitorja ndaj Beselidhjes ne ndeshjen e fundit e ka konsoliduar poziten e ekipit te Terbunit ne vendin e katert, megjithate pukjanet duket se do te tentojne edhe te tretin perpara fazes play-off. Kapiteni i kesaj skuadre Jurgen Gjini, gjate nje prononcimi ne “Studio Sport” eshte ndalur tek ndeshja ndaj lezhjaneve, por ka folur edhe per synimet e metejshme te skuadres pjese e te cilit ai eshte.
“Ne e kishim vleresuar maksimalisht ndeshjen me Beselidhjen, edhe pse na kishte mundur ne fazen e pare me rezultatin 3-1. Terbunit nuk i lejohej nje tjeter hap i gabuar per vete pretendimet qe ai ka dhe nga menyra si u zhvillua loja, mendoj se merituam gjithçka.
Ne fakt, fitorja na u be disi me e lehte ngaqe lezhjaneve u mungonte kapiteni Kledi Dibra, i cili luan ne rolin e qendermbrojtesit dhe ka nje eksperience shume te madhe ne karrieren e tij.
Kjo fitore na gezoi te gjitheve sepse siguruam edhe vendin e katert ne renditje dhe tashme po shohim drejt vendit te trete, te cilin do ta tentojme deri ne fund. Kuptohet qe eksperienca e profesor Sinanit po na ndihmon shume, i njeh mire situatat qe mund te krijohen dhe besoj se jemi ne rrugen e duhur.
Ne duhet te vazhdojme te bejme mire deri ne fund te fazes se dyte te kampionatit dhe pastaj te mendojme per fazen play-off. Te gjithe e thone se Terbuni nuk e ka vendin ne kategorine e dyte, por nje me lart dhe tashme eshte detyra jone ta çojme aty ku i takon”- eshte shprehur Gjini.(www.shkodrasport.com)