Jurgen Klopp ka nisur karrierën e tij të re pas përfundimit të aventurës së tij si trajner i Liverpool. Trajneri i është bashkuar gjigantit të pijeve energjike Red Bull, ku do të marrë rolin e Shefit të Global Football duke filluar nga 1 janari 2025. Në rolin e tij të ri, ish-trajneri do të mbikëqyrë rrjetin ndërkombëtar të klubeve të futbollit të Red Bull, i cili përfshin gjithashtu Bragantino në Brazil dhe New York Red Bulls në MLS.

Klopp nuk do të përfshihet në operacionet e përditshme të klubeve, por do të ofrojë një vizion strategjik, duke mbështetur drejtorët sportivë në promovimin e filozofisë së Red Bull. Për më tepër, 57-vjeçari gjerman do të mbështesë operacionin global të skautizmit të organizatës dhe do të kontribuojë në trajnimin dhe zhvillimin e trajnerëve.

Por sa do të fitojë ai në këtë pozicion të ri? Siç raportohet nga Sky Sports UK, ish-trajneri i Liverpool ka nënshkruar një kontratë shumë fitimprurëse për t’u bërë Shef Global i Futbollit të gjigantit austriak. Me një përgjegjësi të këtij niveli, paga është gjithashtu e përshtatshme për rolin e tij të ri.

Duke u larguar nga Liverpool, Klopp i tha përkohësisht lamtumirë një page prej 15 milionë paund ne vit (pothuajse 18 milionë euro me kursin aktual). Por gjermani me siguri nuk do të fitoje shume pak në aventurën e tij të re, sepse do të arketoje nga 8 deri në 10 milionë paund (midis 10 dhe 12 milionë eurove, me kursin aktual).

Kjo do të bëjë që 57-vjeçari të fitojë më shumë se 18 trajnerë të Premierligës angleze. Në fakt, vetëm pagat prej 10 milionë sterlinash të Mikel Artetas te Arsenal dhe 20 milionë paundëve të Pep Guardiolas te Manchester City e kalojnë pagën e Klopp.

Megjithatë, paga e Unai Emery në Aston Villa është më afër, duke fituar 8 milionë sterlina. Klopp gjithashtu do të fitojë më shumë se menaxheri i Manchester United, Erik ten Hag, i cili fiton 6.75 milionë sterlina në vit./telesport/