Juventusi është në pritje të ofertave nga klubet e Ligës Premierl për Nicolò Fagiolin dhe Douglas Luiz dhe sipas Gazzetta dello Sport, drejtori Cristiano Giuntoli ka folur për dyshen e mesfushës me Manchester United dhe Man Cityn.
Juventus shpreson që dyshja e tyre në mesfushë Fagioli dhe Douglas Luiz të marrin oferta nga klubet angleze në afatin kalimtar të dimrit, dhe sipas këtij mediumi, Giuntoli vetëm ka biseduar për kushtet me klubet e lartë përmendura.
Juventus udhëtoi në Angli për një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Aston Villa të mërkurën dhe Giuntoli thuhet se e përdori udhëtimin për të takuar drejtorët e Man City dhe Man United.Gazeta raporton se Giuntoli udhëtoi për në Mançester të dielën dhe më pas përsëri të martën.
Juventusi duhet të rrisë financat e tij për të nënshkruar të paktën me një mbrojtës të ri në afatin kalimtar të janarit, ndërsa Gleison Bremer dhe Juan Cabal janë jashtë për sezonin aktual nga lëndime në gju.Giuntoli konfirmoi mbrëmë se Juventusi do të kërkojë mbrojtës në janar, por nuk do të nënshkruajë me një sulmues. /Telegrafi/