Nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia në futsall ka fituar me rezultatin e thellë 5-0 miqësoren ndaj Flamurtarit. Ky duel u zhvillua pasditen e djeshme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është në prag të fillimit të kampionatit

Para ndeshjes sakaq u përkujtua edhe ish-lojtari i Vllaznisë në futsall, Ermir Lera, me rastin e një vjetorit të ndarjes së tij nga jeta dhe i pranishëm në këtë ceremonia ka qenë edhe babai i tij, të cilit iu dhurua fanella me numrin 8 me të cilën ka luajtur ai.

Sa i takon ndeshjes, Vllaznia e ka dominuar atë nga fillimi e deri në fund dhe si rrjedhojë nuk ka vënë asnjëherë në dyshim fitoren. Golat për të janë shënuar nga Gjoklaj, Gokaj, Bashaj, Behari si dhe një autogol i lojtarëve të Flamurtarit.

Vllaznia e futsallës ka synime madhore në këtë sezon të ri, kjo edhe pas disa afrimeve të bëra gjatë kësaj periudhe. Megjithatë do të jetë kampionati ai që do të përcaktojë gjithçka sa i takon garës për titullin kampion./www.shkodrasport.com/