Superiorja do të rikthehet këtë javë për të luajtur javën e 20-të të saj. Pas pushimit që nga 22 dhjetori, klubet e elitës së futbollit shqiptar do të masin forcat këtë të premte dhe të shtunë.

Fillimisht të premten, më 10 janar, do të luhen në orën 13:30 dy sfida. Egnatia pret Laçin, ndërsa Bylisi përballet me Dinamon në Ballsh. Ora 17:00 i është rezervuar Klasikes së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Kjo e fundit qe eshte edhe “klasikja” e futbollit shqiptar, pritet me shume interes ne te dy kampet dhe padyshim qe ka marre vemendjen e opinionit sportiv shqiptar. Perballjet ne mes ketyre dy skuadrave kane dhuruar gjithmone emocione dhe e tille pritet te jete edhe sfida e se premtes.

Nderkohe e shtuna do të mbyllë më pas javën e 20-të. Në të njëjtën orë, 17:00, Elbasani pret ne fushen e tij ekipin e Teutës dhe Partizani sfidon Skënderbeun ne “Arena e Demave”.