Vllaznia-Tirana do jetë krye sfida e javës së dytë në Superiore. Klasikja e futbollit shqiptar vjen për të gjithë sportdashësit, sot në orën 20:00. Me duelin që do zhvillohet në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Kuqeblutë pas startit me fitore kundër Partizanit, patjetër duan ta vijojnë ecurinë edhe ndaj Tiranës. Dhe para tifozerisë së tyre do jenë në kërkim të fitores së rradhës.
Nga ana tjetër edhe bardheblutë e nisën edicionin me një rezultat pozitiv pas barazimit 0-0 në transfertë kundër Laçit. Kështu që edhe ditën sotme kryeqytetasit udhëtojnë drejt Shkodrës për rezultat pozitiv. Duket se edhe trajneri Shkëmbi tashmë e ka hartuar formacionin që do zbresë në fushë. Me korçarin që nuk do ketë shumë ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen kundër Laçit.
Kështu në portë pritet ta nisë Selmani. Në mbrojtje nga e majta do jetë Mici e ndërsa në të djathtë Isuf. Me Ismajilin dhe Kolen që pritet të përbëjnë dyshen qëndrore të repartit të prapavijës. Në mesfushë i sigurtë duket Soler e ndërsa po ashtu një fanellë titullari pritet ti besohet edhe Toles. E ndërsa e kompleton repartin e mesfushës, ish-futbollisti i i Vllaznisë,Jonuzi.
Në sulm pritet të udhëheqë Bajroviç, që ishte titullar edhe kundër Laçit. I cili në njërin krah do ketë mbështetjen e Abah. Balotazhi i vetëm që duket se ekziston për momentin është ai mes Prenges dhe Haxhiut, se kush do luajë në krahun tjetër të sulmit bardheblu.
Endri ÇINARI