Vllaznia ka zhgenjyer edhe mbreme, per te dyten ndeshje rradhazi duke pesuar nje tjeter humbje pas asaj me Bylisin. Dinamo e dominoi ne te gjitha drejtimet per 85 minuta dhe ne fund mori ate qe deshi. Por nderkohe trajneri Thomas Brdariç edhe ne konferencen e shtypit te pasndeshjes eshte munduar te gjeje shkaqet e kesaj humbje.

Ne fakt nuk ka patur diçka konkrete, por nder te tjera eshte shprehur se tashme fokusi duhet te jete i perqendruar tek ndeshja e rradhes me Elbasanin ku padyshim qe duhen korigjuar gabimet e ndeshjes me Dinamon dhe duhet tentuar rikthimi tek fitorja.

Por deklarata te tilla te numrit te pankines kuqeblu, nuk i kane pelqyer aspak nje trajneri te njohur shkodran siç eshte Fatjon Hasani. Permes nje komenti te lene ne nje nga shkrimet e gazetes tone, ai i ben thirrje Thomas Brdariç te mos gjeje alibi, por te jape doreheqjen dhe te largohet si burre.

“Z.Brdariç! E kemi thene neper rubrika sportive qe duhet rrotacion dhe duhet qe zevendesimet te behen ne kohe. Jo nje here, por disa here. Ti duhet te kuptosh qe Vllaznia ka me shume rendesi se tekat tuaja personale dhe nuk mund te fshihesh me pas gishtit.

Po merr pergjegjesi dhe mos na fol me fjale te medhaja si Akademik shkencash!!! Se ne Shkoder ka fillu historia e keti sporti magjik. Ne Shkoder edhe tifozat e njohin futbollin jo me pak se ti!

Mos u mundo te krijosh alibi po jep doreheqjen dhe ik si burre. Ka kush me i dale zot ekipit se kemi plot trajnera qe kane sakrifiku per kete fanelle kaq te rende. Nuk mund te na fyesh inteligjencen dhe te na japesh me leksione futbolli koleg i dashur”./www.shkodrasport.com/