Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në mbrëmje në orën 20:45 ndaj Letonisë sfidën e katërt të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Kuqezinjtë duhet me çdo kusht që të marrin tre pikët në këtë takim, që të mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në fazën finale të Kupës së Botës.

Kapiteni Gjimshiti do të mungojë në transfertën e sotme sepse ka plotësuar numrin e kartonëve, ndërsa në stërvitjen e fundit edhe Ajeti ka pasur probleme fizike.

Pritet që tekniku Silvinjo të bëjë disa ndryshime në formacion në këtë takim krahasuar me sfidën e fundit kundër Serbisë, që u mbyll në barazim 0-0 në Tiranë.

Pas 3 ndeshjeve të zhvilluara në grup, Shqipëria renditet e dyta me 4 pikë, pas Anglisë, që kryeson me pikë të plota.