Nedim Bajrami do e vazhdojë karrierën e tij te Rangers në Skoci. Vetë drejtori i përgjithshëm i Sassuolos, Giovanni Carnevali, e ka konfirmuar për Sky Sport Italia që po punohet për të konkretizuar këtë marrëveshje.

“Është duke u finalizuar, por akoma nuk ka përfunduar. Po punojmë. Besoj do të arrijmë një marrëveshje së shpejti”, u shpreh drejtori i Sassuolos Carnevali.

Kjo marrëveshje pritet t’i kushtojë Rangers rreth 4 milionë euro. Vetë Bajrami kishte shprehur po ashtu dëshirën për t’u larguar, teksa kishte dhe 2 vite të mbetura kontratë.