Nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia mori një barazim shumë të rëndësishëm në ndeshjen e sotme ndaj Egnatias në transfertë. Në Rrogozhinë ishte prezent edhe kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, i cili ka disa kohë që e ndjek ekipin kuqeblu në ndeshjet brenda, por edhe ato jashtë në transfertë.
Ndou, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se Vllaznia e këtij sezoni po ecën e sigurtë drejt rrugës për titullin kampion.
“Barazimi me Egnatian, ekipin kampion, falë golit të talentit Kevin Dodaj, vijon ecurinë pozitive të Vllaznisë edhe pas javës së 13-të të Superiores.
Vllaznia e këtij sezoni po ecën e sigurtë drejt rrugës për titullin kampion që të gjithë e presim. Forca Vllaznia”,-shkruan kreu i qarkut Shkodër, Edmond Ndou.