Nga Maringlen ZHIVANI
Iliria e Fushë-Krujës ka gabuar pikërisht atëherë kur nuk duhej. Ekipi i drejtuar nga Dritan Smajli nuk ka shkuar dot më shumë sesa barazimi në transfertë ndaj Gramshit me rezultatin 1-1.
Ky takim ndërmjet Gramshit dhe Ilirisë rezultoi mjaft i luftuar. Edhe pse Iliria është pretendente për t’u ngjitur një Kategori më lart, nuk ia doli dot të fitojë ndaj Gramshit, e cila duket se ka rezultuar një skuadër mjaft e fortë për fushë-krujasit.
Këta të fundit kaluan në avantazh në pjesën e dytë, por goli i Grmashit në minutën e 83-të shuajti iluzionet e miqve për të marrë fitoren përballë vendasve. Kështu në fund, i gjithë takimi u mbyll në barazim 1-1.
Kështu, Iliria tregon se ende nuk është në atë nivel që pritet, duke treguar dobësi edhe ndaj Gramshit. Këta të fundit marrin një pikë shumë të çmuar ndaj Ilirisë së trajnerit lezhjan Dritan Smajli.
Ky i fundit duket se ka ende shumë gjëra për të përmirësuar në lojën e ekipit të tij në këtë pauzë të Kombëtareve, që duket se vjen në momentin e duhur për skuadrën fushë-krujase./www.shkodrasport.com/