Fitorja javen e kaluar ndaj Kamzes riktheu shpresat se Vllaznia e basketbollit te meshkujve do te vijonte serine e fitoreve ne kampionat, por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu. Mbremjen e sotme ajo eshte mundur edhe nga Apolonia me rezultatin 83-86 ne ndeshjen e luajtur ne Fier.

Ka qene ekipi shkodran qe ne fakt e nisi me mire ndeshjen duke e fituar perioden e pare me shifrat 26-23. Epersia e kuqebluve te Damian Bekteshit erdhi duke u rritur edhe ne perioden e dyte qe fitohet serish prej tyre me shifrat 23-18 dhe ne kete menyre shkuan ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 8 pikesh ne favorin e tyre.

Nje epersi e tille krijoi pershtypjen se Vllaznia do ta fitonte kete ndeshje, por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu. Ne perioden e trete “zgjohet” Apolonia e cila e fiton ate 22-14 dhe ne kete menyre pas 30 minutash loje rezultati eshte i barabarte serish.

Kjo beri qe ne perioden e fundit te kishte nje gare te forte ne mes dy ekipeve, por ne fund jane fieraket qe fituan ate 23-20 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin e pergjithshem 86-83. Vllaznia ne kete menyre peson nje tjeter humbje ne kampionat duke treguar edhe njehere tjeter se do ta kete jo pak te veshtire te arrije objektivin e saj./www.shkodrasport.com/