Maliqi në Kategorinë e Parë qëndron në vendin e parafundit, me skuadrën nga juglindja e vendit që është përballur së fundmi me krizë financiare.

Muajt e fundit drejtuesit kanë vendosur të përgjysmojnë rrogat e lojtarëve, ndërsa kanë ndodhur edhe firot e para.

Pas vendimit, 2 futbollistë të Maliqit kanë lënë skuadrën. Klejdi Rrapo dhe Romario Çelniku nuk janë pajtuar me një vendim të tillë, duke mos dalë në stërvitje.

Pritet të shihet nëse lojtarët do kërkojnë rrogën e plotë, ndërsa një vendim i tillë nga klubi vjen edhe pas rezultateve negative.

Me një këmbë në të Dytën, duket se te Maliqi po kursejnë me pagat, duke iu rënë në qafë futbollistëve, paçka kontratave të nënshkruara./newsport/