Zhurma rreth Vllaznise dhe ndeshjeve te saj europiane vazhdon te jete e madhe keto ditet e fundt. Polemikat ne lidhje me stadiumin, i kane perfshire te gjithe, nderkohe qe sot ka qene kryebashkiaku Beci ai qe ka pritur ne zyre nje grup tifozesh. Behet fjale per pjestaret e grupimit te tifozeve te vjeter te Vllaznise.
“Me disa tifozë të Vllaznisë që nuk janë ndarë asnjëherë nga ngjyrat kuqeblu – simbol i qytetit.
Një bisedë miqësore gjatë së cilës o garantova ata, dhe nëpërmjet tyre të gjithë tifozët, se Vllaznia do t’i zhvillojë ndeshjet evropiane në shtëpinë e vet, në stadiumin “Loro Boriçi”.
Bashkia Shkodër nuk do ta cënojë në asnjë rast ecurinë e ekipit, por do të vazhdojë të mbështesë ngjyrat kuqeblu siç ka bërë gjithmonë”- shkruan ne faqen e tij kryebashkiaku i Shkodres.