Nga Endri ÇINARI

Vllaznia ka marrë kryesimin e Superiores në javën e 6-të të kampionatit. Shkodranët pas fitores në shifrat 2-0 ndaj Bylis udhëheqin të vetëm në kuotën e 13 pikëve. Duke treguar kështu një formë të mirë dhe të stabilizuar në nisje të sezonit. Kuqeblutë madje kanë ditur që të iu bëjnë ballë edhe mungesave të titullarëve. Që realisht kanë qenë të shumta në nisje të këtij sezoni.

Por në ndeshjen kundër Bylis së fundmi u duk se grupi i futbollistëve është thuajse 100% i kompletuar. Kështu nga dëmtimi u rikthye Amir Kahrimanovic, që bëri debutimin e tij sezonal me fanellën kuqeblu. Kjo pasi kroati nuk kishte luajtur asnjë minutë në kampionat, pasi ishte dëmtuar në miqësoren e fundit verore kundër Laçit. Në këtë mënyrë duke zbritur në fushë zyrtarisht me Vllazninë vetëm ditën e shtunë.

Para mesfushorit është rikthyer edhe Melos Bajramin. Me kosovarin që shton opsionet në mbrojtje për Vllazninë. Ku ky repart i ka gjithë futbollistët e gatshëm për të dhënë kontributin në çdo moment. Por pavarësisht kthimeve, Vllaznia ka ende dy lojtarë në “bokse”. Fjala është për Ildi Gruden, i cili po ashtu nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon.

E po ashtu edhe Ardit Deliu, me mesfushorin që ka zbritur në fushë në Superiore në 3 ndeshjet e para të sezonit. Por gjithashtu edhe lojtari kavajas u dëmtua në një miqësore kundër Otrant. Të dy futbollistët në fjalë pritet të zbresin në fushën stërvitore deri në përfundim të shtatorit. E ndërsa kthimi i tyre në një ndeshje zyrtare pritet pas gjysmës së tetorit. Ku mendohet se rikuperimi i tyre të jetë realizuar 100%./www.shkodrasport.com/