Largimi i Ildi Grudes ka lene nje shije te hidhur ne Shkoder, per vete menyren si u realizua megjithate drejtuesit e Vllaznise nuk kane qendruar ne vend dhe ne oret e fundit kane siguruar nje tjeter perforcim.

Behet fjale per nje tjeter shkodran qe vjen. Ai eshte mbrojtesi shtatelarte Elmando Gjini. 22 vjeçari mesohet se vjen tek skuadra shkodrane nga Ballkani ne forme huazimi per sezonin 2025-2026.

Ai eshte kerkuar nga ana e trajnerit Martini i cili e ka stervitur tek Teuta dhe ne kete menyre tashme do te jene sebashku tek ekipi i Vllaznise. Me ardhjen e tij duket se edhe reparti i mbrojtjes eshte kompletuar tashme.

Gazeta meson se Elmando Gjini eshte perfshire ne listen e federimit te ekipit shkodran per ndeshjet e Kupave te Europes dhe nga neser do te vihet menjehere ne dispozicion te stafit teknik.(www.shkodrasport.com)