Ndeshja Egnatia- Vllaznia qe do te luhet sot ne ora 14:00 ne stadiumin e Rrogozhines, pritet me interes nga te dy skuadrat por edhe tifozerite e tyre sepse mund te jete nje 90 minutesh qe vendos jo pak per vazhdimesine.
Por nderkohe gazeta “Shkodra Sport” ka mesuar se fundi edhe per emrat e arbitrave qe do ta drejtojne kete takim. Keshtu, Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ia ka besuar drejtimin e saj nje arbitri te FIFA- S, durrsakut Florian Lata.
Asistente te tij do te jene Erind Burgu dhe Xhulio Mani. Arbiter i katert do te jete elbasanasi Erjon Bylykbashi. Ne sistemin VAR do te jete nje tjeter arbiter i FIFA-s, Kreshnik Barjamaj ndersa ne AVAR Orlando Kuka.
Vezhgues i arbitrave do te jete Arjan Mali ndersa delegat do te jete shefi i Sektorit te Garave Marius Sulejmani. Ndeshja starton pas gati dy oresh dhe pritet me shume interes.