Ish- portieri i njohur Artur Lekbello ish-futbollist, në “Ora Sport” tha se futbollistët aktualë të kombëtares duhet ta ndjejnë më shumë përgjegjësinë e fanellës.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se futbolli ka evoluar dhe është ngritur steka më lart, por ndryshimi ishte atëherë se kishte më shumë shpirt sa i takon përgjegjësisë së Fanellës. Çdo futbollist ka ëndërr me qenë me Kombëtaren.

Të shkonim aso kohe për të shkuar në Kombëtare, duhej shumë mund dhe djersë sepse kishte shumë makinacione anësore. Sot është shumë më e thjeshtë, sepse ka evoluar futbolli, është bërë më i shpejtë dhe nga në mënyrën e trajnimit që janë më të ndërlikuara”- eshte shprehur Lekbello.