Rremuje e madhe per çeshtjen e stadiumit “Loro Boriçi”, koncertit te Bujar Qamilit dhe ndeshjeve europiane te Vllaznise. Dita e sotme solli te tjera zhvillime teksa Bashkia vendosi te spostoje koncertin nga stadium tek sheshi para saj. Por para ketij vendimi, KF Vllaznia njoftoi se me 10 korrik do te prese letonezet e Daugavpils ne stadiumin e Elbasanit.

Ndoshta se kishte pritur qe Bashkia do te terhiqej edhe pas kerkeses zyrtare qe diten e djeshme i adresoi ketij institucioni dhe per te cilen nuk mori asnje pergjigje. Por duket se nuk ka qene vetem Vllaznia qe i ka kerkuar institucionit te pushtetit lokal te mos e zhvillonte koncertin ne stadium.

Gazeta “Shkodra Sport” disponon shkresen zyrtare qe FSHF i ka derguar po dje Bashkise te rishqyrtonte vendimin e saj per koncertin dhe venien e stadiumit teresisht ne dispozicion te KF Vllaznia per pergatitjet e ndeshjeve te saj europiane.

Te plote shkresen qe institucioni i futbollit i ka derguar z. Beci, e keni me poshte: