Tashmë i vjen fundi ‘telenovelës’ së Liridon Latifit. Pas shumë e shumë bisedimesh e konfliktesh, sulmuesi largohet nga Tirana dhe prezantohet te Shkëndija në Iliridë.
Dardani ishte jashtë planeve të bardhebluve të cilët kërkonin një kompensim për ta lënë të lirë teksa e kishin në kontratë. Kjo ishte kthyer në problem dhe vetëm në ditën e fundit të merkatos është arritur gjuha e përbashkët.
Latifi i bashkohet nënkampionëve iliridas të cilët ende nuk dihet nëse e kanë blerë apo e kanë marrë me parametra zero. Anësori 30-vjeçar luajti 36 ndeshje me Tiranën duke shënuar 9 gola e 2 asiste.