Ish-mesfushori i Vllaznisë, Arsid Tafili, ka folur për ecurinë e ekipit shkodranë në dy javët e para të këtij sezoni.

Ai bashkohet me mendimin e disa prej specialistëve shkodranë që Vllaznia nuk ka bindur me lojë, por katër pikët e grumbulluara në dy përballjet e para ia lejoj skuadrës që të quhet një sart i mbarë.

“Vllaznia e këtij fillim sezoni nuk është që bind me lojën e saj, por gjithë normalisht janë të kënaqur kur merren pikët edhe e ndihmon ekipin për të arritur në formën e duhur. Nëse do të kishin munguar edhe pikët edhe loja jo e mirë do kishim pasur problematika të mëdha.

Unë mund të them se më gëzon fakti që lojtarët janë gjithë për një qëllim edhe kanë frymë të mirë e shumë pozitive. Barazimi me Tiranën duhet ta gëzojë Vllazninë. E shoh të vështirë për Vllazninë, ndeshjen në Korçë.

Mendoj se do të jetë një përballje e barabartë dhe nuk e shoh me shumë gola. Një përballje që do të përfundojë 0-0 ose 1-1”, tha Tafili për “Panorama Sport.