Nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia do të duhet të ribëhet nga e para në disa reparte, por filozofia e ekipit të ri do të jetë afrimi i futbollistëve cilësorë, të rinj dhe me të ardhme. Kuqeblutë në sezonin e ri pritet që të afrojnë dhe largojnë disa futbollistë në ekip dhe kjo nuk diskutohet. Kjo, duke filluar nga porta e deri në sulm. Nga ana tjetër, do të shihet se cilët futbollistë do të jenë pjesë e kuqebluve.

Në këtë moment që flasim, janë 11-futbollistë pa kontratë që mund të largohen, por në ditët në vazhdim do të shihet se cili qëndron. Kështu, tek Vllaznia pa kontratë janë emra si Ardit Deliu, Ditmir Beci, Milos Stojanoviç, Marko Juriç, Ardit Krymi, Esat Mala, Amir Kahrimanoviç, Alfred Mensah, Mehdi Çoba, Melos Bajrami dhe Flori Spahija.

Gjysma e këtyre futbollistëve janë titullarë në repartet e tyre. Për secilin prej tyre, ende nuk ka një situatë të qartë, nëse do të qëndrojnë apo jo. Të paktën për momentin, ata që e kanë të sigurt largimin janë Stojanoviç, Juriç dhe Kahrimanoviç.

Po ashtu, drejt largimit është edhe Mensah, i cili nuk ka lënë asnjë gjurmë në Superiore me Vllazninë. Sulmuesi ka shënuar vetëm një gol dhe në këto kushte pritet të largohet, pasi nuk është i vlefshëm për kuqeblutë.(www.shkodrasport.com)

Përfundim kontrate:

Ardit Deliu

Ditmir Beci

Milos Stojanoviç

Marko Juriç

Ardit Krymi

Esat Mala

Amir Kahrimanoviç

Alfred Mensah

Mehdi Çoba

Melos Bajrami

Flori Spahija