Ndeshja e sotme mes Elbasanit dhe Vllaznisë luhet në “Loro Boriçi” për shkak të shkëmbimit të fushave që bënë dy ekipet në fazën e parë.
Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për të dy skuadrat, pasi shkodranët duan të shlyejnë gabimin e ndeshjes së kaluar ndaj Dinamos dhe atë paraqitje të dobët që dhuruan para tifozëve të tyre.
Ndërsa te elbasanasit pritet me shumë kërshëri debutimi i trajnerit të ri, Ivan Gvozdenoviç, i cili mori vendin e Bordin të larguar.
LIVE ELBASANI-VLLAZNIA 1-0
35′ Qaqi
NGJARJET KRYESORE
35’ GOOOL ELBASANI! Pas një harkimi nga e djathta, Qaqi i dalë në ndihmë të sulmit shënon me lehtësi me kokë mes qendërmbrojtësve shkodranë. (VIDEO)
32’ Shkodranët nisin një kundërsulm me Çobën i cili gabon duke mos pasuar dhe gjuan drejt portës, i bllokuar nga Musta.
29’ Goditje nga distanca e Qoses, Qarri pret në pozicion. (VIDEO)
26’ Protesta të shkodranëve pas dy faulleve radhazi të Qaqit ndaj Balajt, gjyqtari thjesht këshillon mbrojtësin e verdhebluve.
22’ Çoba harkon në zonë për Balajn, gjuajtja e tij me kokë përfundon te Abalora. (VIDEO)
21’ Mala tenton portën me një goditje dënimi, sfera shkon shumë larg katërkëndorit.
19’ Kasa ndalon me dorë në mënyrë të dukshme një goditje dënimi, kuqeblutë protestojnë teksa kërkojnë karton të verdhë, por gjyqtaria Maleta jep vetëm faull. (VIDEO)
18’ Lila ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Dodajt.
13’-14’ Dy goditje këndi radhazi të Elbasanit krijojnë panik në zonë e Vllaznisë, por në fund është Qarri i cili fiton një faull duke ndalur vrullin e verdhebluve.
12’ Dodaj merr vendin e Qatos së dëmtuar te Vllaznia.
11’ Qose ekzekuton një goditje dënimi nga e majta e sulmit, Qarri grushton jashtë. (VIDEO)
9’ Qato, i rreshtuar në krahun e djathtë të mbrojtjes, bën shenjë që nuk mund të vazhdojë më për shkak tërheqje muskulore në kofshën e djathtë.
5’ Lajthia hyn në zonën e kuqebluve, gjuajtja e tij tokazi shkon direkt në duart e Qarrit. (VIDEO)
3’ Mala hyn në zonë, shmang dy herë mbrojtësit por gjuajtja e tij në fund ndalet nga Musta.
1’ Nis dueli në Shkodër.