Vllaznia pret sot Besën në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë që do të sigurojë një bilete për çerekfinalet e turneut.
Skuadra shkodrane e ka parë shpesh Kupën si prioritet për fitoren e një trofeu, ose edhe si rrugën më të shkurtër për të siguruar Europën. Përballë ka një skuadër të traditës, por me të cilën nuk ndeshet prej 11 vitesh, e cila po synon në këtë edicion që të bëhet përsëri pjesë e elitës, ndaj do të shohë ndeshjen me shkodranët si një test të rëndësishëm të ambicieve të saj.
LIVE
VLLAZNIA 0-0 BESA
NGJARJET KRYESORE
45’+3′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
42′ Faull kundër Dodajt, Migone ndëshkohet me karton të verdhë.
39′ Mazrekaj bën një pasim fantastik për Spahiun, ky i fundit gjuan drejt portës së Vllaznisë, por Jukaj bën një pritje të mirë. (VIDEO)
35′ Deliu merr vendin e Klinti Qatos.
33′ Qato lë fushën i detyruar, ka një tërheqje në kofshën e djathtë. (VIDEO)
31′ Delaj tenton me të majtën, topi shkon jashtë. (VIDEO)
29′ Qato gjuan me të djathtën nga jashtë zonës, topi përfundon mbi traversë. Portieri Mehidri nuk reagon fare. (VIDEO)
27′ Faull ndaj Spahiut, Kahrimanoviç ndëshkohet me karton të verdhë nga Rusta.
24′ Rast i shkëlqyer për Besën, por Migone nuk iu beson syve. (VIDEO)
18′ Dodaj harkon nga këndi, lojtarët e Besës spastrojnë zonën e rrezikut. (VIDEO)
17′ Kahrimanoviç gjuan nga goditja e dënimit, por topi përfundon jashtë. (VIDEO)
15′ Minuta të qeta, të dyja skuadrat po qarkullojnë topin duke u treguar të vëmendshme për të mos gabuar.
4’ Spahiu pason për Grecën, por aksioni ndërpritet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
1′ Nis sfida!