Ndeshja mes Vllaznisë dhe Laçit hap këtë javë të Superiores, teksa dhuron një shfaqje shumë interesante mes dy ekipeve që aktualisht kanë objektiva të ndryshme në klasifikim.
Shkodranët mbajnë vendin e katërt me 28 pikë dhe duan fitoren jo vetëm për të vazhduar shkëputjen nga ndjekësit, por edhe për ë rrëmbyer momentalisht pozicionin e parë që gjendet vetëm 2 pikë larg. Ndërsa kurbinasit, të cilët lëngonin në fundin e tabelës, nën drejtimin e Morieros kanë siguruar rezultate pozitive që tani i shohin në vendin e 8 dhe janë shumë pranë daljes nga zona e ftohtë e klasifikimit.
LIVE VLLAZNIA-LAÇI 2-0
52′ Dodaj, 57′ Delaj
NGJARJET KRYESORE
57’ GOOOL VLLAZNIA! Kryeziu humb topin në mesfushë, Delaj merr sferën dhe lëshon një predhë të jashtëzakonshme në kufijtë e zonës, duke dyfishuar shifrat. (VIDEO)
54’ Melo me kokë tenton të gjejë portën, por nuk ka saktësinë për të rrezikuar Qarrin.
52’ GOOOL VLLAZNIA! Dodaj nga e majta shmang Kurtin dhe gjuan me të majtën, duke mposhtur edhe Dajsinanin për t’i dhënë avantazhin skuadrës. (VIDEO)
52’ Kofi i lë vendin Bullarit në radhët e Laçit.
50’ Kofi niset i vetëm drejt zonës por Bajrami e arrin dhe i vjedh kohën duke detyruar sulmuesin të shkaktojë faull. (VIDEO)
46’ Mjaki nis një top interesant drejt Tresës, Bajrami mbyll hapësirën dhe largon topin.
46’ Nis pjesa e dytë pa lëvizje të tjera në formacione.
45’+4’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.
45’+4’ Balaj provon me një goditje dënimi, sfera kalon mbi traversën e portës së miqve.
45’+2’ Mjaki ndëshkohet me karton të verdhë për një mbajtje ndaj Dodajt.
45’ Jepen 3 minuta shtesë.
41’ Delaj merr vendin e Spahijas në radhët e shkodranëve.
39’ Vllaznia e pafat, teksa humb për dëmtim edhe të riun Spahija pas një tërheqje muskulore në këmbën e majtë.
33’ Dodaj shmang mirë Kurtin në të majtën, por pastaj pasimi në qendër largohet nga Lleshi.
29’ Deliu lë lojën i dëmtuar, duke i bërë vend Pusit në radhët e shkodranëve.
29’ Çoba depërton në zonë por pastaj rrezohet, me shkodranët që protestojnë por gjyqtari Beqiri lë lojën të vijojë. (VIDEO)
24’ Shkodranët mundohen të krijojnë një rast të rrezikshëm me një goditje dënimi, Bajrami nuk ia del të kthejë drejt qendrës topin e harkuar në shtyllën e dytë.
18’ Situata zhvendoset shpejt në krahun tjetër ku Tresa gjen hapësirë për të gjuajtur në të djathtën, por Qarri është i gatshëm. (VIDEO)
17’ Dodaj nga e majta provon diagonalen, Dajsinani me këmbë mbyll portën. (VIDEO)
15’ Laçi ekzekuton me skemë një goditje këndi, Prodani nga e majta pason por gjen Qarrin, ndërsa më pas është Spahija i cili largon rrezikun para portës. (VIDEO)
12’ Një kthim mbrapa i Dodajt për të mbyllur hapësirat sjell rrezik në portën shkodrane pasi prekja e tij rrezikon autogolin. (VIDEO)
10’ Balaj tenton një kombinim në zonë me Deliun, por pasimi është shumë i fortë dhe sfera shkon në fundore.
8’ Skuadrat janë shumë të kujdesshme dhe nuk lejojnë hapësira pranë zonës së rreptësisë.
4’ Pas një goditje këndi, Lleshi provon me kokë por nuk gjen portën e Qarrit. (VIDEO)
1’ Ndeshja nis me 12 minuta vonesë, për shkak të problemeve me energjinë elektrike në stadium.