Vllaznia dhe Tirana do të përballen sot në orën 17:00. Klasikja e Shqipërisë në “Loro Boriçi” është dhe kryesfida e javës së 20-të.

Brdariç dhe Magani duhet të bëjnë pa disa lojtarë.

LIVE

VLLAZNIA 0-1 TIRANA
13′ Haxhiu

NGJARJET KRYESORE

13’ GOOOL TIRANA! Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, sfera shkon te Haxhiu i cili nga e majta shënon një supergol duke çuar topin në shtyllën e dytë. (VIDEO)

11’ Prengaj nga e majta gjen hapësirën të gjuajë dy herë radhazi, teksa nuk ia del të kalojë Jukajn.

7’ Tani është Prengaj i cili shfaqet para portierit Jukaj, por përsëri aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

6’ Prengaj pason për Ismajlin i cili depërton në zonë, por pastaj sinjalizohet në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja.

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Sala, Balaj, Kahrimanoviç, Bajrami, Mala, Deliu, Doda, Jago, Stojanoviç

Trajner: Tomas Brdariç

Tirana: Selmani, Mici, Dembele, Marku, Prengaj, Abah, Haxhiu, Përgjoni, Ndreca, Ismajli, Meta

Trajner: Gugash Magani