Vllaznia dhe Tirana do të përballen sot në orën 17:00. Klasikja e Shqipërisë në “Loro Boriçi” është dhe kryesfida e javës së 20-të.
Brdariç dhe Magani duhet të bëjnë pa disa lojtarë.
LIVE
VLLAZNIA 2-1 TIRANA
51′, 84′ Balaj / 13′ Haxhiu
NGJARJET KRYESORE
84’ GOOOL VLLAZNIA! Balaj me një veprim spektakolar kalon Dembele dhe lëshon një predhë në rrjetën e Selmanit. (VIDEO)
82’ Balaj fiton topin pranë zonës kundërshtare dhe pason te Delaj i cili nuk arrin ta kthejë përsëri në zonë.
80’ Përgjoni ndëshkohet me karton të verdhë.
80’ Abah i lë vendin Zharmuni te Tirana.
79’ Mala nga e djathta nis një top të rrezikshëm në qendër, por askush nuk ia del të devijojë dhe në fund Kahrimanoviç çon sferën jashtë.
77’ Stojanoviç largohet nga fusha e lojës për t’i bërë vend Delajt në radhët e Vllaznisë.
73’ Deliu i lë vendin në fushë Qatos në radhët e Vllaznisë.
69’ Ernest jep sinjalet e para me një depërtim në zonë në të majtën, gjuajtja shkon direkt në duart e Jukajt në shtyllën e parë.
67’ Mala provon nga e djathta me një diagonale, sfera shkon në duart e Selmanit. (VIDEO)
65’ Krymi, i cili gjendet në stol, ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.
64’ Ismajli dhe Prengaj i lënë vendin Gjumsit dhe Ernest në radhët e Tiranës
62’ Jukaj devijon një goditje me kokë të Ndrecës në këndore, por aksioni është i pavlefshëm për pozicion jashtë loje.
60’ Çoba ndëshkohet me karton të verdhë.
56’ Ndryshojnë ritëm kuqeblutë, që kanë fituar më shumë hapësira në pjesën e dytë dhe po imponojnë lojën e tyre.
51’ GOOOL VLLAZNIA! Pas zhvillimit të një goditje dënimi, Balaj i shmanget mbulimit të mbrojtjes dhe lëshon gjuajtjen e pakapshme për Selmanin duke barazuar shifrat. (VIDEO)
50’ Edhe Ismajli ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Balajt.
49’ Mala depërton në zonë nga e majta, gjejnë hapësirën dhe gjuan por sfera kalon mbi traversë. (VIDEO)
47’ Haxhiu ndëshkohet me karton të verdhë.
46’ Pjesa e dytë nis me Çobën në mbrojtje në vend të Jagos në radhët e Vllaznisë.
45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Tiranës.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
45’ Mala nga e djathta pason për Kahrimanoviç, i cili lë topin për Balajn. Gjuajtja e sulmuesit është e fortë por jo e saktë dhe shkon jashtë. (VIDEO)
41’ Harkim në qendër nga e djathta për Ismajlin i cili nuk ia del të devijojë para portës, duke fituar vetëm një këndore. (VIDEO)
40’ Një tjetër mundësi për Tiranën, pasi një gjuajtje me kokë e Dembele në zonën e kuqebluve pas një goditje dënimi kalon rrezikshëm mbi traversë. (VIDEO)
33’ Vërshëllima në stadium për vendasit nga tifozeria e tyre, shumë e pakënaqur me atë që po sheh në fushë.
28’ Shumë e ngadaltë loja e shkodranëve, që nuk arrijnë të krijojnë aksione sulmuese.
25’ Tjetër hapësirë në krahun e djathtë të mbrojtjes së Vllaznisë, me topin që futet lehtësisht në qendër, por me Ndrecën i cili nuk ia del të devijojë në portë. (VIDEO)
22’ Balaj provon me një goditje dënimi nga distanca, sfera përsëri nuk arrin të shqetësojë Selmanin duke shkuar larg katërkëndorit.
18’ Vllaznia provon të reagojë me dy gjuajtje nga Deliu e Bajrami, por të cilat nuk gjejnë portën e bardhebluve.
13’ GOOOL TIRANA! Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, sfera shkon te Haxhiu i cili nga e majta shënon një supergol duke çuar topin në shtyllën e dytë. (VIDEO)
11’ Prengaj nga e majta gjen hapësirën të gjuajë dy herë radhazi, teksa nuk ia del të kalojë Jukajn. (VIDEO)
7’ Tani është Prengaj i cili shfaqet para portierit Jukaj, por përsëri aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
6’ Prengaj pason për Ismajlin i cili depërton në zonë, por pastaj sinjalizohet në pozicion jashtë loje. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja.