Liverpooli po shqyrton mundësinë për të transferuar sulmuesin e Newcastle United, Anthony Gordon, sipas të përditshmes britanike The Sun. Raportohet se klubi nga Merseyside është i gatshëm të paguajë 100 milionë funte (rreth 117 milionë euro) për 24-vjeçarin, i cili shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensivë.
Gordon konsiderohet një alternativë ndaj Bradley Barcolës, për të cilin PSG refuzoi një ofertë të Liverpoolit disa ditë më parë. Gjithashtu, interesi i Liverpoolit për Gordonin lidhet edhe me pasigurinë që ekziston rreth të ardhmes së Luis Diaz, i cili mund të largohet gjatë kësaj vere.

Sezonin e fundit, Anthony Gordon zhvilloi 42 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 9 gola dhe dhuruar 7 asistime për Newcastlen. Forma e tij e mirë ka rritur interesin nga klubet e mëdha, ndërsa sipas Transfermarkt, vlera e tij aktuale në treg është rreth 65 milionë euro.
Pavarësisht çmimit të lartë, Liverpooli duket i vendosur për ta siguruar shërbimet e tij dhe për ta forcuar skuadrën nën drejtimin e trajnerit të ri. /Telegrafi/