Në Angli është konfirmuar se Mikailo Mudrik akuzohet nga Federata Angleze për doping. Futbollisti i Ukrainës, që është aktualisht i pezulluar, mund të përballet me dënim shembullor.

Rregullat e Federatës Angleze bëjnë që Mudrik të presë deri në katër vite pezullim.

Ishte një ndeshje e Ukrainës, vitin e kaluar, nga e cila ka rezultuar pozitiv me doping.

Gjatë vitit 2024, Ukraina luajti edhe me Shqipërinë. Vetë 24-vjeçari e kishte ndeshjen e fundit pikërisht përballë kuqezinjve, ndërsa Ukraina fitoi 1 me 2 në “Air Albania”.