Luka Modric vazhdon të shkruajë histori dhe jo vetëm falë golit që i dha fitoren Kroacisë, pak orë para se të mbushte 39 vjeç, por edhe duke dalë në fushë. Me 180 paraqitje, mesfushori i Real Madridit është bërë në fakt lojtari i dytë, së bashku me Sergio Ramos, me më shumë ndeshje të luajtura me kombëtaren e tij, në Europë, pas vetëm Cristiano Ronaldos, i paarritshëm me 213 ndeshje për Portugalinë.

Më poshtë është postimi i Federatës Kroate të Futbollit, që feston fitoren e Ligës së Kombeve ndaj Polonisë 1-0: “Kroacia feston fitoren e saj të parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, falë një gjuajtje të lirë fantastike të kapitenit Luka Modrić”.


Luka Modric feston sot 39-vjetorin e lindjes

Në vitin 2018, Kroacia iu afrua një suksesi të jashtëzakonshëm. Një vend prej 4 milionë banorësh, me pak fjalë, Milano plus rrethinat e saj, që mund të luajë në finalen e Kupës së Botës. Humbja, po, kundër Francës, por me lojtarin më të mirë të turneut dhe ndjenjën se nuk ishte diçka absolutisht e rastësishme.

Nëse është e vërtetë që kroatët nuk ia dalin asnjëherë të ndikojnë në Europian, kanë arritur edhe një kualifikim në Botërorin 2022, pra vendin e tretë, pas eliminimit të Brazilit. Luka Modric është ikona e viteve të fundit të kombëtares së këtij vendi.

Djali i rritur në buzë të luftës, me mjaft probleme të ndryshme, më pas arriti të bëhej një idhull global përmes futbollit. Me një fizik krejt normal, ai nisi rritjen e madhe duke kaluar te Tottenhami, ku zgjodhi numrin 14 për nder të Johann Cruijff.

Ndryshe nga holandezi i famshëm, ai u bë legjendë për Real Madridin, duke fituar 6 Liga të Kampionëve në 10 vite, nga viti 2014 deri më 2024. Në triumfin e fundit të këtij lloji, sezonin e kaluar, veterani kroat ishte protagonist dytësor krahasuar me vitet e tjera.

Dhe pastaj është “Topi i Artë” i vitit 2018. Modric ishte i vetmi që theu hegjemoninë e dyshes Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, e cila zgjati për një periudhë shumë të gjatë dhe më pas u përsërit. Kjo do të thotë të bësh diçka të jashtëzakonshme. Luka Modric sot mbush 39 vjeç./telesport/