Vllaznia, ditën e djeshme mësoi kundërshtarin që do të ketë në turin e parë të Ligës së Konferencës. BFC Daugavpils nga Letonia është një kundërshtar absolutisht i kalueshëm për shkodranët, por që nuk nënvlerësohet aspak duke pasur parasysh eksperiencat jo pozitive në sezonet e shkuara me skuadra si Valur apo Lindfield.
Dueli i parë mes dy skuadrave do të luhet në Shqipëri në datën 10 korrik (stadiumi ende nuk është zyrtarizuar), e ai i kthimit vetëm pas një jave në Riga të Letonisë.
Në rast se kuqeblutë kalojnë në turin e dytë në Ligën e Konferencës mund të përballen edhe me Malishevën nëse këta të fundit mposhtin Vikingurin. Një kandidat i mundshëm është edhe Vaduz.

Vllaznia mund të përballet me një nga ekipet me bold në turin e dytë, pra me një prej ekipeve që janë në katërshen e parë. Emri i kundershtarit te turit te dyte gjithsesi do te mesohet diten e sotme kur te hidhet shorti.