Tregolëshi i Erling Haaland, duke përfshirë dy gola në pesë minutat e para, udhëhoqi Manchester Cityn në fitoren 4-2 ndaj Chelseat të shtunën në një miqësore të luajtur në Columbus, Ohio.
Dy gjigantët anglezë, Manchester City dhe Chelsea janë përballur në Ohioi Stadium në Columbus, ku kampioni në fuqi ka qenë i pamëshirshëm.
City triumfoi në këtë ndeshje miqësore me rezultat 4-2, edhe pse fillimisht krijoi epërsi prej katër golave.
Erling Haaland realizoi dy gola të shpejtë brenda dy minutave 3′ dhe 5′ për t’i dhënë epërsinë fillestare Cityt.
City edhe në pjesën e dytë realizoi dy gola të shpejtë brenda dy minutave, ku Oscar Bob realizoi fillimisht para se Erling Haaland të kompletoj het-trikun në minutën e 56-të.
Krejt çfarë bënë londinezët ishin dy golat e realizuar nga zëvendësuesit Raheem Sterling dhe Noni Madueke.