Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, vlerëson rivalin e radhës për skuadrën e tij, Njulasëllin, duke thënë se pozicioni i tyre në klasifikim nuk është ai që ata meritojnë.
“Njukasëlli është shumë i qartë, fiziku i tyre është shumë i fortë, ata janë shumë të mirë.
Ndoshta, ata kanë qenë pak të pafat në ndeshjen e fundit kundër Brajtonit, por unë mendoj se ata meritojnë disa pikë më shumë. Mënyra se si ata punojnë është mjaft e qartë. Ata kanë punuar për shumë vite së bashku. Më pëlqen shumë Njukasëlli dhe tani është një shans për një ekip që të bëjë mirë, sepse ata janë në një moment të vështirë”, tha trajneri italian në konferencë.
Ai vlerësoi edhe formën që po kalon sulmuesi i tij, Nikolas Xhekson: “Ne e dimë shumë mirë se ai është i rëndësishëm për ne. Me top ai po punon në mënyrë fantastike. Ai po shënon gola, ai po asiston, ai po lidhet me shokët e tij të skuadrës; pa top ai po punon fort. Ai është duke bërë presing ashtu siç duam ne dhe ai po e bën në mënyrë fantastike me ne. Por ne kemi gjithashtu Kristofer Nkunkunë atje. Ai do të na ndihmojë, sepse sezoni është shumë i gjatë.
Ne kemi shumë ndeshje dhe gjithashtu ndonjëherë plani i lojës mund të jetë i ndryshëm, mund të jetë më shumë për Kristofer sesa Nikon. Ne gjithashtu kemi talente të reja, kështu që ne mund të zgjedhim”.