– Me një fitore në ndeshjen kundër Liverpulit Arsenali do të arrinte pikën historike të 2000 fitoreve në kampionat.
– Liverpuli ka humbur vetëm 1 nga 12 ndeshjet e deritanishme këtë sezon në të gjitha kompeticionet, me trajnerin Arne Slot që ka bërë startin më të mirë në historinë e klubit.
– Slot e kaloi atë që shihej si testi i tij i parë i vërtetë në Premier Ligë kundër Çelsit fundjavën e shkuar, me një fitore 2-1 në “Anfield” dhe nëse Liverpuli e fiton këtë ndeshje, atëherë ky do të bëhej starti i tyre i dytë më i mirë i një sezoni në Premier Ligë pas 9 javësh: 24 pikë, aktualisht kanë 21.
– “Reds”-at kanë pranuar më pak gola se çdo ekip tjetër në Premier Ligë këtë sezon (3).
– Bukajo Saka pritet që të mungojë, por Gabriel Martineli ka qenë i përfshirë në më shumë gola kundër Liverpulit në të gjitha kompeticionet sesa ndaj çdo skuadre tjetër (7 – 5 gola, 2 asiste).
– Kai Haverc ka shënuar në secilën nga pesë paraqitjet e tij të fundit në Premier Ligë në “Emirates”, me vetëm Tieri Henrinë që ka shënuar në më shumë ndeshje radhazi në shtëpi në kompeticion dhe e bërë këtë dy herë.
– Arsenali i ka fituar dy ndeshjet e fundit të Premier Ligës në shtëpi kundër Liverpulit. Për herë të fundit, ata kanë pasur një ecuri të tillë më të gjatë midis 2004 dhe 2006 (katër fitore radhazi).
– Në fakt, “Topçinjtë” janë të pamposhtur në katër ndeshjet e tyre të fundit në Premier Ligë kundër Liverpulit (2 fitore, 2 barazime), duke marrë më shumë pikë nga këto katër ndeshje (8) sesa kishin në 14 ndeshjet e mëparshme kundër “Reds”-ave (7 – 1 fitore, 4 barazime, 9 humbje).
– Ndeshjen korresponduese të vitit të shkuar, londinezët e fituan 3-1, falë golave të Sakës, Martinelit dhe Leandro Trosardit.
– Fitorja e fundit e Liverpulit kundër Arsenalit në kampionat erdhi në “Emirates”, një sukses 2-0 në mars 2022. Megjithatë, ata fituan gjithashtu me të njëjtin rezultat në Veri të Londrës, në raundin e tretë të “FA Cup” sezonin e kaluar.