Duket e pabesueshme por Mario Mitaj luajti në ndeshjen e djeshme të Al Itihadit si qendërmbrojtës.

Një pozicion i ri ky për futbollistin e Kombëtares shqiptare, duke u rreshtuar së bashku me Fabinjon në qendër të mbrojtjes në duelin kundër Al Jandal të cilin e fituan me lehtësi me rezultatin 2-0.

Mario në rolin e tij është një mbrojtës i majtë, por gjithashtu si në kampionatin rus dhe atë arab ka luajtur edhe si mesfushor qendre, duke qenë se ka një posedim shumë të mirë të topit dhe është një pikë shumë e fortë pasimi në këtë repart.

Ndërkohë, gjatë ndeshjes së djeshme, Loren Blank e kishte pozicionuar atë në qendrën e mbrojtjes. Sa i përket ekipit kombëtar, Mitaj ka luajtur vetëm si mbrojtës i majtë dhe nuk është provuar në asnjë pozicion tjetër nga trajneri Silvinjo.