HomeKRYESOREMario Mitaj sërish titullar, Al Itihad shkëlqen me shqiptarin në fushë

Mario Mitaj sërish titullar, Al Itihad shkëlqen me shqiptarin në fushë

Mario Mitaj, u aktivizua sërish titullar, në triumfin 1-2, që skuadra e Al Itihad, regjistroi në transfertë ndaj Al Okhdod. Ky ishte suksesi i dytë radhazi për verdhezinjtë, me futbollistin shqiptar nga minuta e parë në kampionat.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në minutën e 51-të, Karim Benzema zhbllokoi sfidën. Mitaj u zëvendësua në minutën e 62-të të sfidës, ndërkohë që Aouar, dyfishoi shifrat në minutën e 89-të. Golin e nderit vendasit e shënuan në minutën e 90+6 me Al Abas.

Vlen të theksohet fakti se edhe këtë duel Mitaj u aktivizua në rolin e mesfushorit para mbrojtjes. Ne 62 minutat e aktivizimit te tij, ai beri 58 prekje te topit, ka bere 53 pasime nga te cilat 46 te sakta ose 87 % saktesi ne pasime.

Ndoshta pozicioni i tij me i mire eshte ai i mbrojtesit te majte ku luan prej vitesh, por duket se trajneri Blanc ia ka kerkuar te luaje ne mesfushe, vend ku dhe po mundohet serish te beje me te miren.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments