Mario Mitaj është përshtatur në mënyrën më të mirë të mundshme në Arabinë Saudite. Aftësitë e mbrojtësit shqiptar kanë rënë menjéherë në sy. Lojtari 21-vjeçar ka dalë mbi yjet e blerë nga Al Itihadi, si Kante, Fabinjo, Bergvijn apo Diabi.
Ai është shpallur njeriu i ndeshjes përballë Al Fatehut. Al Itihadi fitoi me rezultatin 2-0, ku asisti i golit të parë të takimit erdhi pikërisht nga Mario Mitaj.
Lojtari i kombetares shqiptare i transferuar ne fundin e merkatos se veres tek Al Ittihad jo vetem po luan si titullar tek kjo skuader perkrah yjeve te tjere, por eshte shnderruar edhe ne protagonist me lojen, asistet por edhe ndonje gol te shenuar.
Kjo tregon se kemi te bejme me nje xhevahir te çmuar dhe me siguri qe drejtuesit e klubit arab do ia blejne perfundimisht kartonin vitin e ardhshem tek Lokomotiva e Moskes.