Kylian Mbappé “fshin” rekordin e një legjende të Real Madridit. Pasi kaloi Zamoranon për t’u bërë debutuesi më pjellor në historinë e Blancos, dje francezi përmirësoi numrin e golave të shënuar në La Liga nga një lojtar madrilen në vitin e tij të parë. Fituesi i Kupës së Botës 2018 shënoi golin e tij të 28-të në ligë kundër Mallorca-s, një më shumë se legjendari Alfredo Di Stefano, i cili shënoi 27 gola në sezonin 1953-1954.
Ish-lojtari i PSG-së ka shënuar 40 gola në të gjitha garat. Një moment historik simbolik që vetëm braziliani Ronaldo e kishte arritur në sezonin e tij të parë me një klub të La Ligës. Fenomeni arriti madje 47 gola në 1996-1997 me Barcelonën.
Mbappé është larg, por ai mund të vendosë një rekord tjetër, atë të më shumë golave të shënuar nga një francez në katër ligat kryesore (Angli, Gjermani, Itali, Spanjë). Përpara tij është vetëm Thierry Henry, i cili arriti 30 gola në Premier League me Arsenalin në sezonin 2003-2004.
Falë gjashtë golave në tre ndeshjet e tij të fundit, Mbappé ka marrë epërsinë në listën e golashënuesve në La Liga, tre gola përpara Robert Lewandowski dhe është rikthyer me forcë në garë për Këpucën e Artë, të cilën do ta konkurrojë me Viktor Gyökeres dhe Mohamed Salah deri në fund.