Egnatia fitoi për herë të dytë radhazi titullin kampion të Superiores teksa mbëmë mundi me rezultatin e thellë 4-0 ekipin e Vllaznisë në ndeshjen e luajtur në “Arena Kombëtare”.

Duket se rrogozhinasit kanë nisur menjëherë nga puna për kupat e Europës teksa kanë arritur marrëveshjen me një lojtar. Dueli Sportiv bën me dije se kampionët e Shqipërisë do të firmosin me sulmuesin e Dritës, Kastriot Selmani.

Transferimi i tij ka qenë një kërkesë e drejtpërdrejtë e trajnerit Edlir Tetova, i cili e sheh Selmanin si një element kyç për ndërtimin e skuadrës për aventurën europiane dhe sezonin e ri.

Selmani do të jetë te Drita edhe për dy ndeshjet e fundit të kampionatit në Kosovë, përpara se t’i bashkohet zyrtarisht Egnatia