Nga Maringlen ZHIVANI
Futbollisti i ri Gabriel Rroku ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me KF Burrelin. Kontrata e lidhur mes palëve në janar të këtij viti është zgjidhur me marrëveshje të dyanshme.
Tashmë, Rroku është një futbollist i lirë, teksa qendërmbrojtësi shkodran i ka dhënë fund aventurës së tij te skuadra matjane.
Ndërkohë, mësohet se për shërbimet e qendërmbrojtësit shkodran ka interesim nga disa ekipe si në Abissnet Superiore dhe Kategorinë e Parë në Shqipëri, ashtu edhe nga klube në kampionatet e Kosovës, çka e bën Rrokun një prej emrave të rinj interesantë në merkato.