Pak javë më parë Karlo Ançeloti shprehu dëshirën se donte të qëndronte në krye të pankinës së Realit për aq kohë sa Florentino Perez do të ishte president i klubit.

Mandati i radhës i Perez mbaron në 2029-ën, por ka shumë mundësi që italiani të mos qëndrojë për aq shumë kohë në klub. Në ditët e fundit mediet spanjolle kanë bërë me dije se Ançeloti duhet që të plotësojë dy kushte në mënyrë që ti ofrohet një akord i ri.

Mbrojtja e titullit kampion në La Liga dhe arritja deri në gjysëmfinale të Champions League janë kushtet që i kanë vendosur drejtuesit e Realit, trajnerit italian.

Deri me tani asnjerin prej ketyre dy objektivave nuk i ka te sigurte, megjithate rruga eshte e hapur dhe kur flitet per Real Madrid padyshim qe gjerat behen edhe me te lehta.