Naser Aliji është futbollisti më i ri i Dinamos. Prej ditësh ishte arritur marrëveshja mes tij dhe klubit për të nisur një bashkpunim të ri mes tyre.

Aliji është një nga goditjet më të mëdha të kësaj merkatoje duke rritur tejmase cilësinë e dinamovitëve. Mbrojtësi i majtë nënshkroi kontratën e re nën praninë e presidentit Ardian Bardhi e drejtorit Luan Pinari dhe u prezantua me fanellën e kaltër.

-NJOFTIMI I KLUBIT-

FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e Kombëtares, Naser Aliji.

Ditën e sotme në prani të presidentit Adrian Bardhi dhe drejtorit Pinari, Aliji firmosi edhe kontratën që e bën pjesë të ekipit 18 herë kampion në vazhdim.

Mbrojtësi 30-vjeçar vjen tek blutë e kryeqytetit pas një karriere të suksesshme në Europë, me ekipe si Basel, Vaduz, Kaiserslautern, Virtus Entela, Honved dhe sëfundmi FC Dinamo dhe Voluntari në Rumani.

Mirë se vjen Naser Aliji